Kërkesa për di*orc nga çiftet në kryeqytet janë shtuar ndjeshëm këtë vit. Të dhënat tregojnë se nga Janari deri më tani, në Gjykatën e Tiranës janë dorëzuar 1099 padi për di*vorci, ose 131 më shumë se në 8 muajt e parë të 2020. Deri tani, 135 nga këto çifte janë div*orcuar me vendim gjykate.
Shumica e kërkesë padive janë bërë nga gratë. Dhu*na në familje dhe kushtet ekonomike është shkaku kryesor i kërkesës që paraqitin gratë për di*vorc. Por ka pasur edhe padi për tr*adhti bashkëshortore apo për mospërputhja në çift.
Gjatë shqyrtimit të kërkesë padive, është zbuluar se kryesisht konfliktet mes bashkëshortëve kanë nisur vitin e kaluar gjatë muajve të karantinës. Kjo situatë, sipas psikologëve ka ndikuar më së shumti në debatet që bashkëshortët kanë pasur lidhur me arsyet ekonomike duke çuar deri në dhunë.Sipas të dhënave te siguruara nga abc, rezulton se mosha e bashkëshortëve të paditur është nga 35 deri në 55 vjeç.