Shqipëri: Qeveria kërkon gjendja e jashtëzakonshme të zgjasë deri më 23 qershor

Qeveria e Shqipërisë i dorëzoi Parlamentit propozim-vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend deri më 23 qershor, për shkak të gjendjes së shkaktuar me Covid-19.

Kjo do të thotë se edhe më tej do të ndërmerren masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të rrezikshëm.

Qeveria gjendje të jashtëzakonshme për shkak të “katastrofës natyrore” në gjithë territorin e vendit, shpalli më 24 mars edhe atë në periudhë 30 ditore, që do të thotë deri më 25 prill.

Siç qëndron në propozim-vendimin qeveria e ka miratuar të njëjtën me propozim të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të shtetit për Rindërtim, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Komiteti Ndërministror për Emergjencat Civile dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe publike janë të detyruara ta zbatojnë në vazhdimësi këtë vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë pas votimit nga Parlamenti dhe publikimit të tij në Gazetën Zyrtare.

Përndryshe, megjithëse me një ritëm të ngadaltë, bilanci i të infektuarve me “Covid-19” në Shqipëri po rritet. Të dhënat e sotme konfirmojnë se 25 raste të reja janë diagnostikuar në 24 orët e fundit, ose tre më shumë se dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 609.