Shqipëri: Pëson arrest kardiak teksa po lahej në liqen, humb jetën një i moshuar

Në “Gostili i vjetër”, në Kukës, një 81-vjeçar, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81-vjeçarit.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.