Shqipëri: Izolimi ulet në pesë ditë

Komiteti Teknik i Eksperetëve vendos të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë si dhe uljen e periudhës së kryerjes së dozës përforcuese të vaksinës anti covid. Ora policore mbetet në fuqi, por pritet të vlerësohet në javët në vijim.

Duke nisur nga 23 Shkurti hyjnë në fuqi masat e reja të Komitetit Teknik të ekspertëve, për ulejn e ditëve të izolimit të të infeketuarve me covid si dhe kohën e kryerjes së dozës së tretë të vaksinë anti-covid.

Pavarësisht përmirësimit të situatës së infektimeve nga covid 19, në fuqi në vendin tonë mbetet ora policore e cila është nga ora 23:00 në 06:00, si dhe maskat në ambiente të mbyllura. Këto masa sipas drejtueses së ISHP, Eugena Tomini , Komiteti pritet ti rivlerësojë në javët në vijim.

Incidenca e infektimeve nga covid 19 ka rënë ndjeshëm në javën e fundit.

Sipas drejtueses së ISHP në vendin tonë varianti mbizotërues është Omicron, rastet me Delta janë shumë rralluar, ndërkohë që nuk ka asnjë mutacion tjetër në qarkullim.KlanNews