Shqipëri, babai godet me thikë të birin: Rrinte në telefon e nuk shkonte në shkollë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Maliq mëngjesin e kësaj të mërkure.

Sipas informacioneve, rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur djalin e tij 15-vjeçar me një mjet prerës, për motive të dobëta.

Fatmirësisht, 15-vjeçari është duke marrë mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Sh. C. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Kur është marrë në pyetje, babai ka deklaruar se e ka plagosur të birin, pasi ky i fundit nuk donte të shkonte në shkollë dhe qëndronte në telefon.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”.