Shqipëri, 6 humbje jete dhe 146 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raporton 6 vik*tima të tjera dhe 146 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Në raportimin e përditshëm Ministria bën me dije se aktualisht në spital janë duke marrë trajtim 115 persona, 16 prej të cilëve janë në terapi intensive ndërsa 5 të intubuar.

79 persona janë shëruar nga koronavirusi për ta çuar totalin nga nisja e pandemisë në 3695.