Shqipëri, 5 viktima dhe 154 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisësë Shqipërisë bën me dije se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 5 viktima dhe 154 raste të reja me COVID -19.

Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri janë duke marrë trajtim 114 pacientë. 19 pacientë ndodhen në terapi intensive ndërsa 4 të intubuar.

Ndërsa 64 persona janë shëruar në 24 orë, 3616 nga fillimi i pandemisë.