Shqipëri, 5 vik*tima dhe 123 raste të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën me dije se janë 5 vik*tima dhe 123 raste të reja nga covid-19. Nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.

Fatkeqësisht edhe 5 persona e kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.