Shqipëri, 48 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 48 raste pozitive, por ka shumë të reja në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës, Kamëz.

Sipas qyteteve rastet janë regjistruar në Tiranë 24 , 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë realizuar gjithsej 20132 testime nga ku janë diagnostifikuar 1464 raste pozitive, 1039 prej të cilave kanë rezultuar me rikuperim të plotë. Betejën me koronavirusin e ri në Shqipëri gjithsej e kanë humbur 36 pacientë, kurse për momentin ka 389 raste aktive.