Shqetësuese: Nitrati në shalqi shumë i lartë, mos u habitni nga helmimet! (Video)

Shpesh herë kemi dëgjuar për raste të helmimeve me shalqi, pavarësisht se shalqiri hy në mesin e frutave më të dëshiruara.

Por shumë prodhues kërkojnë gjithnjë e më shumë para, në këtë mënyrë shtojnë nitratet për të përshpejtuar ritjen e frutave.

Pra, frutat rriten më shpejtë dhe për këtë arsye shumë nga ne nuk i dimë pasojat e tyre , pasi nitratet duke u futur në trupin e njeriut, kthehen në substanca helmuese.

Helmimi me shalqi është i mundur dhe ka disa simptoma:

-Marramendje

-Të përziera

-Spazma në stomak

-Apati në punën aktive

-Ndjenja e hidhëtimit në muskuj

Ndërkohë është pikërisht Blerim Gjeladini i cili ka zgjedhur që të mas se sa qëndron nitrati në një shalqi dhe sipas tij është afro 500^ më shumë se sa është e lejuar normalisht, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Mbetjet e Nitratit ne shalqi ekstrem
Nuk lejohet ushqim me kaq shume Nitrat
Gati 500% me shume se sa eshte e lejuar kjo eshte realisht alarmante.