Shpresë për Korridorin 8, është nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D. Aktualisht, në segmentin e Korridorit 8, Trebenishtë-Strugë- Qafë Thanë qarkullimi rrugor zhvillohet në kushte të mjerueshme. Mediat vazhdimisht kanë raportuar se infrastruktura e dobët rrugore në këtë segment, jo vetëm që mban pe*ng zhvillimin e ekonomisë, por edhe rre*zikon jetën e udhëtarëve.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D. Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.
“Në emër të Qeverisë firmosa memorandum mirëkuptimi me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D. Gjatë nënshkrimit të pranishëm ishin ambasadorja e SHBA-ve znj. Kate Marie Byrnes, ministri për Transport dhe lidhje z. Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë shtetërore, z. Ejup Rustemi”, ka shkruar mes tjerash Artan Grubi në llogarinë e tij në “Facebook”.
Firmosja e memorandumit për mirëkuptim me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D.
Vendimi për nënshkrimin e memorandumit në fjalë, u mor në mbledhjen e 59 të qeverisë, nga ku njoftuan se:
“Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Bechtel & Enka dhe Qeverisë së RMV-së, planifikon ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar-Bukojcan, Trebenishta-Struga-Qafë Thanë nga korridori 8 dhe pjesës së autostradës Prilep-Manastir nga korridori 10.”
Memorandum mirëkuptimi nuk është kontratë
Memorandum mirëkuptimi përkufizohet si një marrëveshje midis dy ose më shumë palëve e përshkruar në një dokument zyrtar. Nuk është kontratë apo dokument ligjërisht i detyrueshëm, por sinjalizon gatishmërinë e palëve për të ecur përpara me një kontratë. Memorandumet e mirëkuptimit mund të shihet si pika të fillimit të negociatave pasi përcakton qëllimin e bisedimeve. Memorandume të tilla janë parë më shpesh në negociatat e traktateve ndërkombëtare, por gjithashtu mund të përdoren në marrëdhënie biznesi me aksione të larta, siç janë bisedimet e bashkimit. e rëndësishme sepse lejon secilën palë të deklarojë qartë objektivat e saj dhe ato që presin nga njëra-tjetra. Hartimi i një memorandumi mirëkuptimi mund të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përpara se secila palë të hyjë në një kontratë ligjore detyruese.
Çfarë është dhe çfarë bën kompania “Bechtel & Enka”?
“Bechtel & Enka” është kompani amerikane e specializuar në disa fusha, si: Infrastrukturë; Mbrojtje dhe siguri nukleare; Energjetikë; Pastrimin e mjedisit dhe menaxhimit; Miniera dhe metale; Petrokimikale. Në ueb-faqen e kësaj kompanie thuhet se që nga viti 1898, kanë ndihmuar klientët të përfundojnë më shumë se 25,000 projekte në 160 vende të botës dhe kanë krijuar vende të reja pune, kanë zhvilluar ekonomi, kanë përmirësuar qëndrueshmërinë e infrastrukturës së botës, kanë rritur aksesin në energji, kanë shtuar burime dhe shërbime jetësore duke e bërë botën një vend më i sigurt dhe më të pastër. “Bechtel & Enka” është kompania që ka ndërtuar autostradën në Kosovë, që shtrihet nga Prishtina drejt Maqedonisë së Veriut.