Në Itali janë shënuar 570 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi. Nga të dhënat duket se vijon ulja e numrit të viktimave, pasi ditën e djeshme u regjistruan 610 humbje jete.
Po ashtu është ulur edhe numri i rasteve të reja me të prekur. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.951 persona të infektuar, ndërsa dje shifra ishte 4.204.
Sipas të dhënave të publikuara nga emergjencat civile 1985 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Orët e fundit kanë shënuar gjithashtu edhe një rekord të tamponeve, mbi 53 mijë brenda një dite.
Ndërkaq, numri i të vdekurve në total në Itali që nga fillimi i epidemisë është 18.849. Mes viktimave 109 janë staf shëndetësor.