Shpiken ekranet e pashkatërrueshëm

Shpiket një gjeneratë e re ekranesh për pajisjet elektronike, fleksibël dhe të pashkatërrueshëm. Një grup kërkuesish të Stanford University kanë krijuar falë një polimeri të butë, një display shumë të ndritshëm dhe mjaft fleksibël, që nëse tërhiqet, mund të zgjatet dhe zgjerohet me vetitë e një llastiku.

Sipas shkencëtarëve, ky material i ri i përdorur është ndryshe nga ato aktualët, që janë të ngurtë, janë pra rezistentë, elastikë, përçojnë dyfishin e ndriçimit të ekraneve të sotme të smartphonëve.
Kjo teknologji është ende në fazë eksperimentale, por nëse arrihen pritshmëritë, do të bëjë të mundur që të prodhohen ekrane smartphonësh, kompjuterash apo televizorësh që të jenë të pathyeshëm, dhe në gjendje t’i përshtaten çdo lloj forme.