Shpëton foshnja që lindi nën gërmadhat në Siri, prindërit dhe motrat e vëllezërit vdesin

Një vajzë e porsalindur është shpëtuar nga ekipet e shpëtimit nga rrënojat e një ndërtese në veriperëndim të Sirisë, e cila u shkatërrua nga tërmeti i së hënës.

Nëna e saj filloi lindjen menjëherë pas fatkeqësisë dhe lindi para se të vdiste. Babai i saj, katër vëllezërit e motrat dhe një hallë u vranë gjithashtu.

Pamjet dramatike që u shpërndanë në media dhe rrjete sociale treguan një burrë që mbante foshnjën, të mbuluar me pluhur, pasi ajo u tërhoq nga mbeturinat në Jidayris. Një mjek në një spital në Afrin tha se foshnja tani ishte në një gjendje të qëndrueshme.