Shpëtohet pas 177 orësh gruaja në Turqi, i biri shpërthen në lot me sytë nga qielli
Ekspertët thonë se mundësia për të gjetur dikë të gjallë në rrënoja shtatë ditë pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë po zvogëlohet me shpejtësi, por kamerat kanë regjistruar një moment ngazëllim mes gjithë fatkeqësive. Ekipet e kërkim-shpëtimit në Hatay, kanë nxjerrë këtë të hënë një grua e identifikuar si Saadet Sentag.
Ajo që mori vëmendje ishte kur një burrë në Hatay u gëzua pafund pasi nëna e tij u shpëtua nga rrënojat pas 177 orësh. Në foto, shihet i biri me duart nga qielli që tregon gëzimin e tij për shpëtimin e nënës.