Shpëtohen dy fëmijët e ngujuar nën gërmadha pas tërmetit në Siri

Tërmeti me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit që ka goditur shtetin turk dhe sirian të hënën ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Ekipet e shumta të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në rajone të ndryshme që janë goditur. Dy fëmijët që kishin mbetur nën gërmadhat e një ndërtese, në Siri, janë nxjerrë shëndoshë nga aty.

Aktivisti palestinez Mohammad Smiry, i cili edhe e ka publikuar videon e dy fëmijëve, ka publikuar sonte vonë një foto të fëmijëve, të cilët janë nxjerrë nga gërmadhat dhe ka treguar se ata janë mirë.