Shpëtim Pollozhani akuzon rëndë Avokatin e Popullit

Nga Shpëtim Pollozhani

SHKREPE O AVOKAT I POPULLIT SHKREPE VETËM NJË HERË TI BASHKË ME KOMESARIN JOHANES HAN
Z. Ixhet Memeti është Avokat i Popullit që nga viti 2004, që atëhere kur burgjet e MeV filluan të mbushen me të burgosur politikë( si të tillë duhet të trajtohen të gjithë ata që kryen veprime me motiv politik) dhe nuk e pa të udhës ti vizitojë vetëm edhe një herë këta të burgosur, dhe jo vetëm këta. Si nuk e pa të udhës të formojë nje delegacion dhe ti vizitojë burgjet e ketij vendi. Le ta bënte ate veprim sikurse që e bëri për gazetarin Kezharovski. Le ti pyesi ai dhe Komesar Han ku shkojne paratë që i ndan Europa dhe Buxheti i vendit për burgjet. Le ti pyesin njëherë përse të burgosurit ushqehen me ushqimin dhe veshmbathjen që ua sjellin familjet, të cilat duhet t’ua sigurojë burgu.
Ne nje delegacion per ti vizituar burgjet duhet të ketë edhe përfaqësues të Shoqatës së të Burgosurve Politike, se, vetëm atëherë do të dalë e vërteta në shesh.