Shpër*thimi i fundit në Stamboll normal që ka sjell edhe reagimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që mosndoshta dikush është gjendur në atë pjesë të kryeqendrës Turke në momentin e shpër*thimit siç raporton Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ende asnjë qytetar nuk ka kërkuar ndihmë ndërsa në shërbim janë vënë dy numra Telefoni
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ndjek situatën pas shpë*rthimit të fundit në Stamboll;
Konsullata e Përgjithshme në Stamboll si dhe Ambasada në Ankara janë vendosur në gjendje emergjence.
Ju njoftojmë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë qytetar nga ana jonë që kanë kërkuar ndihmë; Në të njëjtën kohë, bëjmë me dije se në rast nevoje të mundshme për ndihmë, qytetarët tanë mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit:
+905456149777 në Stamboll dhe
+38975273732 në Shkup.