Shpërthimet e shpeshta të zjarreve, Maksuti: Shkaktar më i shpeshtë, faktori njeri

Vazhdojnë përpjekjet e autoriteteve për shuarjen e tërësishme të zjarreve të përhapura në tërë teritorin e vendit. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti thotë se edhe pse këtë vit zjarrët janë përhapur dy javë më herët për dallim nga viti i kaluar, situata me zjarrët është nën kontroll.

Si në shumicën e rasteve, shkaktari kryesor për përhapjen e zjarrëve është faktori njeri, respektivisht zjarrvënia ose shkendia e shkaktuar nga telat që përcojnë rrymën, thotë Maksuti për TVM2.

“Shumica e këtyre zjarreve mund tju garantojë edhe zjarri i parë që patëm dhe që bënëm intervenimin më të madh në Berovë është zjarrvënie edhe zjarri i dytë është pakujdesi për shkak asaj se një institucion i caktuar nuk e ka kryer obligimin e vet siç duhet, pra nuk ka tërhequr siç duhet kabllot elektrike nuk ka prerë drunjtë të cilët mund të shkaktojnë zjarre dhe ja ku e kemi dëmin kryesor që neve na u dasht të intervenojmë që të shpëtojmë edhe një fshat dhe të evakuojmë banorët” – u shpreh Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.

Pavarësisht sa mund të jenë të përgaditura institucionet e vendit, nëse nuk ka ndërgjegje dhe vetëdije të ngritur tek qytetarët për kujdesje dhe mbrojtje maksimale nga zjarret është e kotë, pasi asnjëherë nuk do të arrihet në kohë dhe shpejtë të parandalohen dhe lokalizohen vatrat në terren, shton Maksuti.

Parandalimi dhe shuarja e zjarreve, Maksuti: Kemi vetëm një aeroplan në dispozicion

Prej gjithësej tre, vetëm një aeroplan i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim aktualisht është duke punuar në shuarjen e zjarreve në vend.

Aeroplani i dytë tashmë i servisuar dy javë në Spanjë është vonuar për shkak të mungesës së piloit të operatorit i cili është i obliguar të sjell airoplanet e servisuar në vend, thotë Maksuti.

“Ky aeroplan është i gatshëm por në munges të pilotit nga ana e operatorit do të presim besojë që brenda një jave do ta sjellin që ta kemi edhe atë të gatshëm dhe nga dita që vjen i njëjti do të jetë i gatshëm dhe në dispozicion për fluturime dhe intervenime në terren, ndërsa airoplani i tretë është veçmë një muaj në Spanjë është hapur, punohet në të dhe presim kur do të jetë gati operatori të na thirr neve dhe inspektorët e Agjencionit për Fluturime Civile që të kryejnë inspektimin parapërgaditjes për transportim deri në vendin tonë” – u shpreh Maksuti.

Piloti portugez i cili është dashur para dhjetë ditësh të transportojë aeroplanin e dytë nga Spanja në RMV dhe i cili paraprakisht kishte kaluar të gjitha kontrollat doganore në vend, ka humbur jetën në aksidentin ajror gjatë shurjes së zjarrëve të mëdha në Portugali, informojnë autoritetet të cilët tashmë janë duke e pritur përcaktimin e pilotit të ri i cili do ta bëjë transportimin e të njëtit.

Servisimi i tre airoplaneve zgjat një vit, ndërsa te njëjtet do të jenë ndihmë me e madhe për shuarjen e shpejtë të zjarreve.

Pas lokalizimit të vatrave të mëdha në Berovë dhe Bogdancë, ditëve të fundit pati angazhim te shtuar edhe në lokalizimin e vatrave tek poligoni Krivollak afër fshatit Pepelishte dhe në komunën e Vasilevës. TVM2