Shpërthim në furrën familjare të zëvendëskryetarit të VMRO-DPMNE, Vlado Misajlovski

Zëvendëskryetari i VMRO-DPMNE, Vlado Misajlovski në fejsbuk njoftoi se sot në mëngjes rreth orës 3 është “hedhur mjet shpërthyes” në dyqanin në Shkup në lagjen Gjorçe Petrov, që familja e tij punon me dekada, dhe është shkaktuar dëm material.

“Faleminderit Zotit nuk ka viktima njerëzore apo ndonjë të lënduar. Tradita e piromanisë po vazhdon në mënyrë të veçantë pasi paraprakisht gjatë vitit 2017 shpërtheu zjarr në shtëpinë time. Nuk do të hyj në atë si dhe çfarë, kush është dhe çfarë është porosia. Mesazhi që më dërgojnë para fillimit të fushatës është shkruar vete, por përgjigjja është se nuk do të më ndryshoni mendimin dhe as do të më trembëni! Nuk ka nevojë për nervozë, ndryshimet janë të pandalshme. Maqedonia është shtëpia ime, dhe unë nuk heq dorë nga ajo dhe një motiv i madh plus për t’i ndryshuar gjërat. Dhe në fund do të shtoj, Maqedonia do të fitojë !, thuhet në postimin e Misajlovskit në Fejsbuk, në të cilën i bashkëngjitet një video.

MPB konfirmoi se sot në orën 03:40 është denoncuar se në rrugën “Gjorçe Petrov” del tym nga një furrë pronë e M.B (62), ndërsa paraprakisht u dëgjua shpërthim.