Shperthím në Afganistan, Guvernatori taleban vrítet në zyrën e tij

Guvernatori taleban i provincës veriore të Afganistanit Balkh është vrarë në një shpërthim në zyrën e tij.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit, brenda katit të dytë të zyrës së guvernatorit, tha policia ndërsa shkaku i shpërthimit është i paqartë.

Mohammad Dawood Muzammil është zyrtari më i lartë që është vrarë që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021. Dhuna që atëherë është ulur ndjeshëm, por figura të shquara pro-talebane dhe të tjerë janë vrarë në një varg sulmesh, për të cilat shumë prej tyre ka marrë përsipër Shteti Islamik.

– Advertisements –

Muzammil raportohet të ketë udhëhequr luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në postin e tij të mëparshëm si guvernator i provincës lindore të Nangarharit. Ai u transferua në Balkh tetorin e kaluar.

Policia tha se të paktën një person tjetër gjithashtu vdiq në sulm. Raportohet se kanë mbetur të plagosur të tjerë. Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi guvernatori mbërriti në zyrën e tij.
Një ditë më parë, autoritetet provinciale talebane pretenduan se kishin vrarë tetë “rebelë dhe rrëmbyes” në Mazar-e Sharif, kryeqyteti i Balkh. Megjithatë, ata nuk specifikuan se cilit grup “rebel” dyshohet se këta individë ishin të lidhur.
Talibanët u rrëzuan si sundimtarë të Afganistanit në vitin 2001 – grupi militant islamik u rikthye në pushtet në gusht 2021 pasi forcat e udhëhequra nga SHBA u tërhoqën.
Një varg shpërthimesh bombash vdekjeprurëse që atëherë kanë shënjestruar kryesisht xhamitë dhe komunitetet pakicë, shumë të pretenduara nga dega rajonale e grupit militant Shteti Islamik (IS-K) , të cilët janë rivalë të ashpër të talebanëve.