Shpërthen zjarri në një shitore në Tetovë

Një shishe me lëng të ndezshëm, mbrëmë është hedhur në një shitore në Tetovë me ç’rast janë dëmtuar pjesa e poshtme e vitrinës dhe qelqi, por të lënduar nuk ka, kumtoi policia.
Zjarri tërësisht është shuar me intervenimin e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, ndërsa rasti është denoncuar rreth orës 02:30 minuta.

“Rreth orës 02:30 minuta në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është denoncuar se në vitrinën e një shitore në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, pronësi e 66 vjeçarit E.J. nga fshati Shemshovë i Tetovës është hedhur një shishe me lëng të ndezshëm. Është dëmtuar pjesa e poshtme e vitrinës dhe qelqi. Nuk ka persona të lënduar, inspektim ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme”, informon zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.
Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.