Shpërthen termocentrali në Rusi – 20 mijë ton karburantesh rrjedhin në një lumë (VIDEO)

Imazhet e publikuara tregojnë shkallën e derdhjes së naftës Arktike, që i “ngjyrosi” lumenjtë në rozë, pasi 20 mijë ton karburantesh kanë rrjedhur nga një termocentral rus.

Sipas mediave të huaja, karburantet kaluan në lumin Ambarnaya afër Norilsk në Arktikun rus, ndërsa një ekspert parashikon se kostoja e pastrimit do të kushtojë 1.16 miliard funte.

Raportohet se ndotja mund të përhapet në “Rezervën e Madhe të Natyrës Arktike”, rezerva më e madhe e burimit natyror në Rusi ashtu edhe në kontinentin euroaziatik, dhe mund të dëmtojë rezervat e peshkut për breza.

Monitoruesit e mjedisit të shtetit në Rusi, kanë deklaruar se një rezervuar me naftë shpërtheu në një stacion të energjisë, jashtë qytetit verior të Siberisë së Norilksit, duke lëshuar sasi të mëdha të karburantit në lumë dhe tokë.