Shpërthen Sali Berisha: Edi Rama është tradhtar, mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re


Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është i bindur se kryeministri aktual Edi Ram është peng i Beogradit. Një gjë të tillë ai e bazon në veprimet e Ramës, të cilat sipas Berishës janë në dëm të çështjes kombëtare.

Sipas tij, mbështetja e Ramës për shkëmbimin e territoreve dhe minishengenin ballkanik përbën tradhëti kombëtare.

“Sepse Edi Rama mbështeti shkëmbimin e territoreve, në dëm të Kosovës dhe kjo është tradhti kombëtare për aq sa ata janë shqiptarë. Sepse Edi Rama firmosi formimin e Jugosllavisë së re në formulën e minishengenit…”, tha Berisha në emisionin “Tempora” në OraNews.
“A nuk tha Vuçiq që shkëmbimi i territoreve ishte projekt i tij. A nuk ndihmoi ky me Miladinin shqipfolës që të dy tradhtarë të pafytyrë kundër vendit të tyre që të shkëmbeheshin…a nuk u thanë shqiptarëve me mijëra herë që kjo është e vetmja zgjidhje…po çfarë ka tradhtia më shumë?”, shtoi ish-kryetari i PD’së.

Sipas tij, kryetari i PS’së “për çdo gjë është peng i Serbisë” duke e krahasuar me Esat Pashën.

“Unë mendoj se Esat Toptani i ri me atë deklaratë nxori gjithçka. U tha shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë se marrëdhëniet tona kalojnë nga Beogradi. Ai nxori esencën e një shengeni të Jugosllavisë së re të përgatitur në 700 e 18 nene traktat nga Vuçiq në Beograd dhe i dhanë këtij argatit e ndonjë tjetri për ta popullarizuar. Çfarë tha ky, haptas: Nuk mund të ketë tha makroshengen shqiptar pa minishengen Ballkanik. Kjo do të thotë se shqiptarët për të gjitha marrëdhëniet ndërshtetërore, e pa shembullt në botë kjo, që dy vende të pavarura, të thonë që nuk mund të kemi marrëdhënie pa marrëdhënie me Serbinë, kjo ndodh vetëm me një njeri i cili është peng kryekëput e xhep në Beograd. Për çdo gjë është peng”, theksoi Berisha.