Shpërthen rregullatori i bombolës së oksigjenit në spitalin e Ferizajt

Rregullatori i bombolës së oksigjenit që shërben për pacientët me Covid-19 ka shpërthyer sot në Spitalin e Ferizajt. Burime të brendshme kanë bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth mëngjesit dhe nga ky incident ka mbetur i lënduar një person.

Personi në fjalë, siç bën të ditur ky burim, ka qenë duke qëndruar në spital bashkë me një familjar të tij i cili është prekur nga koronavirus.
Fatmirësisht, nuk ka marrur lëndime të rënda dhe është trajtuar brenda spitalit.

Vlen të theksohet se ditë më parë, edhe në QKUK shpërtheu një bombolë e oksigjenit, duke i shkaktuar plagë të rënda në duar një pacienteje që po trajtohej për koronavirus.