Shpërthen një gyp në TEC Manastir, ndërpritet prodhimi i energjisë elektrike

Është ndërprerë puna në në TEC Manastir, respektivisht nga mëngjesi i sotëm nuk prodhohet energji elektrike.

Sipas informacioneve fillestare, shkaku është shpër-*thim i një gypi. Maqedonia e Veriut për momentin importon pjesën më të madhe të energjisë elektrike, Çmimi i energjisë elektrike në bursë shitet në mbi 200 euro për megavat. Ndryshe, para dy dite në TEC Manastir kishte shpërthyer zja*rr që dëmtoi bllokun 3, ndërsa autoritetet njoftuan që nuk do të prodhohet rrymë nga ky transformator.tv21