Profesori i biologjisë, Lulzim Paci, ka shpërthyer në lot derisa po fliste në KTV për videot e tij që janë bërë virale.
Ai tha se ka marrë kritika dhe ofendime të shumta në mediat online, derisa vëllait të tij, i ka thënë se nëse ndihet i turpëruar, të mos tregojë se e ka vëlla.
“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, deklaroi Paci derisa ia nisi të qajë.
Lulzim Paci ka folur për famën që ka marrë brenda natës, por edhe për problemet që i ka sjell ajo.
Pak kohë pasi u bë i famshëm, pati shumë komente negative, madje edhe deputetë që kërkuan të “merren masa ndaj tij”.