Shpërngulja nga konviktet studentore nga 15 qershori deri më 3 korrik

Sipas protokollit për shpërnguljen e studentëve nga objektet e konvikteve shtetërore të cilat Qeveria i miratoi në seancën e djeshme të 64-të, Konvikti Shtetëror i Studentëve “Shkup” kumtoi se shpërngulja do të fillojë të hënën.

“Procesi do të fillojë të hënën, më 15 qershor 2020 dhe do të implementohet në periudhën deri më 3 korrik 2020, në ditët e punës nga 8 e mëngjesit deri në ora 16”, njoftoi në Fejsbuk, Dario Nikollovski, drejtor i Konvikteve Shtetërore të Studentëve “Shkup”.