Shpërndante pornografi të fëmijëve në grupe në rrjetet sociale, arrestohet 28-vjeçari nga Veleshta e Strugës


Një banor 28-vjeçar nga fshati Veleshtë i Strugës është i dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të materialeve pornografike, njoftoi sot SPB Ohër.

Sipas informacionit, policia ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.J. (28) nga fshati Veleshtë për dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve”.

– Ai, duke përdorur aplikacione për komunikim, ishte anëtarësuar në grupe në rrjete të ndryshme sociale, ku shpërndante përmbajtje me pornografi të fëmijëve. Më pas, ai i shpërndante këto materiale në grupe të tjera dhe profile personale, duke shkëmbyer lidhje nga grupe me përmbajtje të tillë dhe të ngjashme, tha zëdhënësi Stefan Dimovski.

Policia, ka kryer bastisje në shtëpinë e tij në Veleshtë, ku janë gjetur fotografi eksplicite, të cilat janë konfiskuar.