Shpend Ahmeti ‘gjen’ fajtorin për rritjen e rasteve me COVID-19


Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së rasteve me koronavirus në vend. Ahmeti ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke ia lënë fajin fushatës zgjedhore.

Ai tha se pas asaj fushate me tubime, askush nuk ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje.
Në 24 orët e fundit rezultuan 398 raste të reja me koronavirus.
Postimi i plotë i tij:

Në një situatë hipotetike (larg qoftë por me probabilitet të lartë), ku rastet me covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje.