Shpaloset busti i dëshmorit nga Rakoveci Fekri Fejzuli

Kryetari i Komunës së Bërvenicës Besnik Emshiu ka njoftuar se kanë shaplosur bustin e dëshmorit tonë nga fshati Rakovec i cili dha jetën për liri në luftën e 2001’

“I nderuar që sot shpalosëm bustin e dëshmorit tonë nga fshati Rakovec I cili dha jetën për liri në luftën e 2001, Fekri Fejzuli I shoqëruar edhe nga Komandant të UÇK-së, Hazbi Lika dhe Berzat Bejtullai-Xaki, gjithashtu në shoqërimin edhe të kryetarit të SHVL-së Fazli Veliu-Daja,sot edhe zyrtarisht emri, gjaku dhe lufta e Fekri Fejzulit shëndritën në vendin e merituar.

Lavdi për të gjithë dëshmorët, Gjaku i tyre u bëft dritë dhe dëshmi për të ardhmen tonë Europiane”