Shpallet armëpushim në dy qytete të Ukrainës

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se korridoret humanitare do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës të shtunën nga qytetet Mariupol dhe Volnovakha.

“Një “regjim qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet dhe është rënë dakord me autoritetet ukrainase”, tha ministria e mbrojtjes sipas mediave ruse.

Edhe pala ukrainase e konfirmuan këtë armëpushim.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, Pavlo Kirilenko e konfirmoi armëpushimin e përkohshëm dhe thotë se administrata e tij aktualisht po punon për detajet e evakuimit.