Shpallen rezultatet e konkursit për akomodimine nxënësve në konvikte për vitin shkollor 2021-2022

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se janë shpallur rezultatet e konkursit për pranimin e nxënësve në konviktet publike për nxënës në Maqedoninë e Veriut për vitin shkollor 2021/2022 ndërsa gjenden në linkun në vazhdim.

Nxënësit të cilët janë pranuar mund të vendosen në konviktin përkatës duke filluar nga 31.8.2021. Gjatë akomodimit, nxënësit, udhëheqësia dhe punonjësit në konvikte duhet të veprojnë sipas udhëzimeve të shënuara në Protokollin për veprim për akomodimin e nxënësve në konviktet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin shkollor 2021/2022. Kandidatët, aplikimet e të cilëve nuk janë pranuar, gjatë tre ditëve të ardhshme kanë mundësi të dorëzojnë ankesë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Rruga Shën Kirili dhe Metodi, Nr. 54, 1000 Shkup).

Sipas konkursit i cili u publikua për këtë qëllim, të drejtën e akomodimit në konvikt e kanë të gjitha nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim: të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2021/2022; të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut; të jenë të regjistruar në plan dhe programet mësimore që nuk janë të përfaqësuara në komunë, gjegjësisht në qytetin e Shkupit ku nxënësi ka vendbanim të përhershëm;shkolla në të cilën është regjistruar nxënësi është së paku 25 km larg vendbanimit të përhershëm dhe ka transport publik të organizuar; shkolla në të cilën është regjistruar nxënësi është së paku 10 km larg vendbanimit të përhershëm dhe nuk ka transport publik të organizuar.

Këtë vit nxënësit për herë të parë kishin mundësi të konkurrojnë për akodim në konvikt në formë elektronike duke plotësuar fletëparaqitjen elektronike dhe duke ia bashkangjitur dokumentacionin përkatës në https://e-uslugi.mon.gov.mk ,ose duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm drejtëpërdrejtë në kovikt.