Shota flet për simpatinë e shkollës së mesme (VIDEO)

Pavarësisht se kanë kaluar 20 vjet, Shota ende e ka të freskët kujtimin për simpatinë e shkollës së mesme. Ajo sa ishte duke biseduar me Xhixhin, tregon se djalin që e pëlqente e kishte ftuar në ditëlindjen e 20-të dhe sipas saj, ende e kujton shumë mirë emocionin që e përjetoi kur ai u shfaq në festën e saj.

“Si sot e mbaj mend kur I kam mbushë 20 vjet, në atë kohë unë e kam pasë një simpati dhe e pata thirrë në ditëlindje, kurrë nuk e harroj, oh zot. E ftova në ditëlindje dhe çfarë emocioni nuk mujsha me e kontrollu veten”, ka thënë Shota.