Shota Baraliu burrin e do më të ri se vet: “S’jam unë motër medicinale me jep kokrra tensioni” (VIDEO)

Të ftuar në emisionin e verës në T7, “Era Verë”, aktorja Shota Baraliu dhe Visar Dërmaku, kanë prekur tema interesante dhe kanë krijuar të qeshura në studio. Madje, aktorja ka treguar edhe detaje për jetën e saj personale. Baraliu tregoi se është beqare, ndërkohë që burrin e do më të ri se vet dhe ka disa kërkesa nga ai.

“S’jam unë motër medicinale me jep hapa”, tha ndër të tjera aktorja derisa shpjegoi pse dëshiron që burri i saj të jetë më i ri se kjo. “Mami m’thotë ty deri sa të shoh në kerr të nuses e del prej shpije, nuk të besohet”, tha tutje Shota.