Shoqja e shqiptares që u vra nga burri në Itali: Jetonte me frikë nga xhelozia e tij, kishin shumë debate


Xhafer Uruçi, është autori i vrasjes së gruas së tij Zenepe Uruçi. Kjo e fundit 56 vjeçe, para se të qëllohej për vdekje ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj, por ky i fundit nuk arriti dot të shpëtonte nënën e tij, ndërsa është dështmitar i britmave të saj në telefon.

Ngjarja makabre u regjistrua dy ditë më parë në Itali, atje ku punon dhe jetonin prej kohësh. Shoqja e së ndjerës tha se Zenepe vuante nga xhelozia e burrit të saj, i cili nuk donte që ajo të shkonte në punë, duke shtuar se më herët e kishte parë miken e saj me sy të nxirë.

“Kohët e fundit jetonte me frikë. Më tha se sa më pak të qëndronte në shtëpi, aq më mirë ishte pasi kishte debate të vazhdueshme. Me shumë mundësi ato orë pune ishin momente qetësie për të pasi e ndihmonin që të shkëputej nga ajo që ndodhte çdo ditë. Më tha se në shtëpi kishin zënka të vazhdueshme. Në disa raste shpërtheu në të qara, kur po flisnim për to. Rreth një vit më parë, për një periudhë kohe e pamë me sy të zi. Nuk më tha gjë mua, por dukej se ato shenja nuk ishin aksidentale. Duhet shtruar pyetja pse askush nuk e ndihmoi atë”, ka treguar shoqja Zenepes.