Shoqëruesi i Shteklit në gjendje të rëndë shëndetësore

Në gjendje më të rëndë shëndetësore është shoqëruesi i Rade Trajkovskit-Shtekli, persona këta që dje pasdite u plagosën në “East Gate Mall” në Shkup. Ai po trajtohet në Spitalin e Qytetit, prej ku për TV21 thonë se gjendja momentale është stabile, por vazhdon të jetë në rrezik për jetën.

“Pacienti është në njësinë për kujdes intensiv, ende është në aparate, në gjendje relative stabile. Po ndërmerren masat e nevojshme për trajtim. Ende është në rrezik për jetën”, tha Luben Arsenkov, drejtor i spitalit “Shën Naumi i Ohrit”.

-A nuk dihet sa plumba ishin?

“Ishin më shumë në numër, kishte hyrje-dalje, si të të them, nuk kishte plumba që kishin ngelur”, theksoi Arsenkov për TV21.