Shoqata humanitare Vatan, me seli në Zvicër, ka dhuruar 2,000 euro për të ndihmuar në blerjen e një banese për një nënë me dy fëmijë, e cila po përballet me një situatë të rëndë sociale dhe jetësore. Një nga fëmijët e saj, për fat të keq, është mbajtur në pranga, duke e bërë gjendjen edhe më të vështirë për familjen.
Përveç ndihmës financiare për banesën, Shoqata Vatan ka marrë përsipër ta mbështesë familjen për një periudhë prej një viti, duke dhuruar 5 kupona mujore nga 1,000 denarë secili për blerjen e ushqimeve dhe produkteve të domosdoshme në markete.
Solidariteti për këtë rast nuk ndalet këtu, pasi çdo moment po mblidhen mjete të tjera nga donatorë zemërgjerë, të cilët po angazhohen për t’ia lehtësuar jetën kësaj familjeje.
Shoqata Vatan ka bërë thirrje që organizata të tjera dhe qytetarët të vazhdojnë të kontribuojnë për të ndihmuar familjet në situata të vështira. Ky gjest humanitar është një shembull i shkëlqyer i forcës së solidaritetit dhe mbështetjes së ndërsjellë në momente të sfiduara.