Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”: Investitori dhe zjarrfikësit e detyruan qenin të hidhet nga ndërtesa në Tetovë

Qeni është futur në një objekt banimi në ndërtim dhe investitori së bashku me zjarrfikësit e kanë rrethuar dhe e kanë detyruar të hidhet nga ballkoni, pohon në reagimin e saj Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”.

Çmenduri dhe mizori që nuk njeh kufi – në Tetovë nga kati i shtatë i një pallati është hedhur një qen i pastrehë! Në mes të ditës, përballë qytetarëve, fqinjëve dhe kalimtarëve që na raportojnë masivisht dhe janë të tronditur në një ndërtesë në ndërtim në të cilën endej një qen fatkeq i pastrehë, sipas deklaratave të dëshmitarëve shkruhet në komentet e videos – invewtitori me ndihmën e zjarrfikësve, me një shkop dhe pavarësisht të gjitha klithmave të kafshës së pastrehë, e detyroi atë te hidhej nga kati i 7-te, pse nuk kishte si dhe askund per te ikur. Shihni qenin, dëgjoni britmat e tij në këtë video – ai ngordh në agoni të tmerrshme pas 20 minutash agonie në asfaltin e përgjakur. Lokacioni është përballë picerisë Jani në Tetovë. Qytetarët që kanë lajmëruar dhe denoncuar në polici, në numrin 112, janë tallur dhe mbyllur”, reagon Anima Mundi.

Ata bëjnë apel për gjetjen e oficerëve që kanë marrë thirrjen në 112, si dhe policëve që kanë injoruar rastin.

“Deri kur do të bëjmë sikur nuk po ndodh asgjë, deri kur do të ndëshkohen qytetarët edhe për hedhjen e një cigareje, dhe banditë dhe delikuentët do të lihen vetëm të sakatojnë, torturojnë, vrasin çfarëdo që u vjen në mendje? Policia e kafshëve nën dënime të menjëhershme dhe burg për torturimin dhe vrasjen e kafshëve. Për ata që nuk kujdesen për kafshët, është e nevojshme të dinë se dhuna ndaj kafshëve është vetëm një hyrje, një fazë kalimtare dhe sigurisht që kulmon me dhunën ndaj çdo individi, përfshirë edhe njeriun!”, shkruhet në deklarimine Anima Mundit.