Shoqata ekologjike “O2” alarmon se Shkupi kërc*ënohet nga një katastrofë e re ekologjike

Shoqata ekologjike “O2” alarmon se Shkupi kërc*ënohet me një katastrofë të re ekologjike. Komuna e Gazi Babës përgatit terren për ndërtimin e një shkritore. Pretendimet e ambientalistëve mbështeten nga projekti për vlerësimin strategjik të atij vendi të porositur nga komuna. Sipas O2, shkritorja do të përpunojë pluhurin e zinkut, ose diçka të ngjashme me përpunimin e çelikut, që sipas ekspertëve, ndotja e ajrit do të jetë një pasojë e pashmangshme e asaj industrie.

“Nuk kemi nevojë për ndotje shtesë në Shkup. Ky projekt nuk duhet të kalojë në Këshill me sondazhe publike kur kalon një Plan i Detajuar Urbanistik, sepse kryetari i komunës ka autoritetin ta nënshkruajë atë vetë – deklaroi Nevena Georgievska Koalicioni për jetë të shëndetshme O2.
Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, thotë se shkritore ose fabrikë me industri të rëndë nuk do të ndërtohet, as nuk është planifikuar në parcelat prapa Hekuranës. Georgievski pohon se nuk do të mbështesë projekt që do të rrisë ndotjen jo vetëm në komunë, por në të gjithë Shkupin.

“Dëshira ime është që Gazi Baba të jetë komunë e gjelbër dhe e pastër dhe për këtë punojmë me të gjithë ekipin gjatë gjithë këtyre viteve. Si çdo eko-aktivist ose qytetar tjetër me qëllime të mira, uroj dhe punoj në komunën tonë që të kemi parqe të gjelbër të rregulluar, në mënyrë që qytetarët e Gazi Babës të mos kenë nevojë të shkojnë në parqet e komunave të tjera- pohoi Boris Georgievski – Kryetar i Komunës së Gazi Babës.
Mediat kërkuan mendim edhe nga Ministria e Mjedisit, nëse janë të njoftuar me këtë çështje. Nga atje na thanë se kishin marrë kërkesë nga komuna e Gazi Babës për projekt urban për këtë qëllim, impiant për trajtimin termik, fizik dhe kimik të mbetjeve jo të rre*zikshme.

Ministria e ambientit
“Ekziston mundësia Ministria e ambientit të marrë vendim për mosmiratimin e studimit për vlerësim strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor nëse vlerësohet se ndonjë instalim i caktuar mundet negativisht të ndikojë në ambientin jetësor pavarësisht miratimit të planit urbanistik”
Sipas gjetjeve të “O2” në rrethinën e Liqenit të Smillkovës në tre parcela të mëdha që për momentin janë në pronësi të shtetit, duhet të ndërtohen objekte industriale. Parcelat janë jashtë Planit të përgjithshëm urbanistik dhe sipas tyre, tani pritet edhe ato të futen në PPU dhe më pas toka të shitet dhe projekti të kalojë në fazën e realizimit.