Shoqata e Gazetarëve në Kosovë: “Politika të ndalë sulmet”

Lira e Medias, Kosova progres në disa shkallë
Me moton, “Mediat nuk janë armiku”, në Kosovë është shënuar Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.

Në këtë indeks, Kosova sivjet radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021. Por, edhe përkundër përparimit, Kosova vazhdon të mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”, siç e vlerësojnë Reporterët pa Kufij.

Në ditën botërore të Lirisë së Shtypit Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u kanë kujtuar qeverive të respektojnë punën e medias. U kërkua nga politikanët në Kosovë, të ndalin gjuhën denigruese ndaj mediave. Në këtë ditë janë kujtuar edhe gazetarët që kanë humbur jetën.