Një vajzë në Indi, e cila pritej të martohej, ka ndërruar jetë ditën e dasmës së saj nga një sulm në zemër.
Ngjarja e rëndë ndodhi teksa ata po shkëmbente kurort e luleve tradicionale me burrin e saj Manjesh Kumar në fillim të ceremonisë së tyre martesore.
Mirëpo, në vend që dasma të ndalohej, familjet e nuses dhe dhëndrit e zëvendësuan me motrën e saj, Nisha.
Dasma vazhdoi pa ndërprerje, ndërsa trupi i nuses së ndjerë u mbajt në një dhomë tjetër derisa të mbaronin festimet.