Shokuese, drejtoresha e shkollës rreh me dru nxënësen 6 vjeçare!


Në SHBA një drejtoreshë shkolle nga Florida po përballet me drejtësinë, pasi pamjet e rëndë ku ajo shfaqet duke rrahur brutalisht një vajzë 6-vjeçare me një dru, kanë qarkulluar në internet dhe kanë shokuar botën.
Drejtoresha e shkollës fillore, Melissa Carter, është “monstra” që rrahu në mënyrë të pamëshirshme 6 vjeçaren, pasi ajo kishte shkaktuar një dëme prej 50 dollarësh në një ndër kompjuterat e shkollës.
Lajmit i është bërë jehonë edhe nga gazetari i njohur amerikan David Begnaud.

Ndërkaq, mamaja e 6-vjeçares është thirrur në shkollë më 13 prill për të paguar dëmin të cilin shkaktoi vajza e saj.
Kur ajo është paraqitur në shkollë ka gjetur drejtoreshën duke bërtitur dhe sapo zbuloi mungesën e kamerave në ambientet e shkollës nxori fshehurazi telefonin e saj për të filmuar skenën brutale, duke “sakrifikuar” vajzën e saj.
Askush nuk do të më besonte. Unë ‘sakrifikova’ vajzën time që të gjithë prindërit të zbulojnë se çfarë ndodh në atë shkollë, tha nëna mes lotëve.