Dhimbja dhe pikëllimi ka kapluar nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh, pasi një 15-vjeçar humbi jetën.
Shoku i ngushtë i viktimës rrëfen për Top Channel se 15-vjeçari ishte djalë shembullor dhe nuk shkaktonte sherre apo zënka. Tej mase i prekur, ai tregon se shoku i tij ndërhyri të shpërndante adoleshentët e tjerë që po ziheshin, por goditja me thikë ishte fatale për të.
“Nuk kishte ndonjë problem. Njihej si djalë i mirë, shembullor.Nuk merrej me sherre dhe me zënka. Shoqëroheshim shumë bashkë, pas sherrit unë ika në shtëpi nuk qëndrova. Nuk e kishte shprehur as te unë. Ai ndërhyri për të ndarë kushëririn dhe e plagosën me thikë”- shprehet shoku i ngushtë i 15 vjeçarit.