Shoku i Elvis Naçit, Prof. dr. Musa Musai në garë për kreun e BFI-së

Në garë për kreun e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë është edhe prof.dr. Musa Musai.

Sipas informacioneve tona, profesori ka një miqësi të mirë me hoxhën Elvis Naçin dhe gëzon një respekt tek shqiptarët në të gjitha trevat shqiptare, e sidomos në diasporë.

Dr. sci Musa Musai është i lindur në Gradec të Gostivarit më 01.05.1970. Shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje, kurse atë të mesëm në Shkup.

Studimet diplomike i regjistron në vitin akademik1989/90 në Sarajevë, për ti vazhduar më pas në Universitetin Marmara të Stambollit në Turqi, fakulteti teologjik. Studimet bachelor i përfundon në vitin 1996 pranë këtij fakulteti.

Studimet e magjistraturës i regjistron në vitin 1996 në fushën shkencore të psikologjisë së religjionit, në Institutin e Shkencave Sociale të Universitetit Marmara në Stamboll. Në korrik të vitit 1998 arrinë të magjistroi në institutin e shkencave sociale të Universitetit Marmara në drejtimin e Psikologjisë së religjinit me temën “Perceptimet e Identitetit Kombëtar dhe Fetar të Shqiptarëve në Maqedoni dhe në Turqi”.
Kandidati po në të njëljtën universitet i përfundoi me sukses edhe studimet e ciklit të tretë në vitin 2004 në drejtimin e psikologjisë së religjionit me temën “Integrimi i identitetit-fesë te Muslimanët e Ballkanit”.

Dr.sci Musa Musai përvojën dhe aftësitë analitike dhe hulumtuese i ka dëshmuar në institucioneve relevante si: trajnues dhe udhëheqës në pozitën e drejtorit të Fondacionit të shkencës dhe kulturës “Dituria” në Gostivar.

Bazuar ne punimet shkencore të cilat janë publikuar në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë vendit, mund të përfundojmë se Prof.dr. Musa Musai është punëtor i suksesshëm shkencor i cili në mënyrë permanente është i fokusuar në çështje aktuale psikologjike në suazat e sferës arsimore.

​Prof. dr. Musa Musai, ka shprehur interesim shkencor dhe ka qenë pjesëmarrës duke participuar në një sëre projektesh hulumtuese dhe punëtori të organizuar nga institucione te vendit dhe të huaja. Në të njëjtat është vërejtur me qasje aktive dhe produktive në sajë të diskutimeve dhe propozimeve origjinale. Ai ishte si udhëheqës direkt në projekte në të cilat kryesisht janë trajtuar çështje të natyrës arsimore dhe edukative, disa prej të cilëve do t’i përmendim në vijim:
• Kordinator i konferencave ndërkombëtare shkencore pranë Fakultetit Filozofik; 2014, 2018, 2019.
• Projekti për standardizimin e testit të personalitetit HEKSAKO për nevojat e projektit për testimin e karakteristikave të personalitetit të stafit profesional, mësimdhënësve (shkolla fillore dhe të mesme) për punë me fëmijë dhe adoleshentë, 2015-2017, në organizim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në RM;
• Tryeza e rrumbullakët me temë: “Etablimi i punës dhe rolit të psikologut në Kosovë, sfidat dhe perspektivat”, Prishtinë 2016.
• Tryezë e rrumbullakët me temë: “Afirmimi i rolit të psikologut; sfidat dhe perspektivat”; Universiteti i Tetovës, Fakulteti Filozofik, 2019.

Krahas publikimit të punimeve profesionale dhe shkencore, kandidati ka qenë anëtar i komisioneve recensuese për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve dhe arsimtarëve në titujt mësimore-shkencorë pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës. Ai po ashtu, ishte mentor për njëzet e shtatë kandidat në studimet e ciklit të dytë të studimeve në fushën e shkencave psikologjike pranë programit arsmor të Fakultetit Filozofik si dhe pranë Kolegjit Fama Prishtinë.