Prej 19 vitesh, e gjithë bota e Lutfiut dhe Manushaqes sillet rreth djalit të tyre Adrit i cili ka lindur me sindromën Down. Djali ka kaluar shumë vështirësi, të cilat ata i renditën në “Ka Një Mesazh Për Ty”, por ndërkohë edhe ka përparuar shumë. Prej një viti e gjysmë, është i punësuar në “SPAR Albania” dhe ka një jetë shumë aktive.
Lutfiu dhe Manushaqja kanë ardhur në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të bërë realitet të gjitha dëshirat e birit të tyre. Fillimisht ata e nisin me një mesazh dashurie.