“Shokët e tu më kanë thënë, na vjen gruaja e Julianit dhe na kërkon ta ndihmojmë”, degjeneron debati mes Curit dhe Zylajt


“Unë nuk e njoh këtë fare, dy herë e kam takuar…” kjo fjali çoi fillimisht në ironi mes Arjan Curit dhe Julian Zylajt, këtë të premte në studion e “Zonë e Lirë”. Por jo vetëm kaq, replikat mes palëve bënë që Zyla të hidhte dyshime për orientimin seksual të Curit, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e akuzuar për impotencë…

Arjan Curi: Më mirë një homoseksual i nderuar vëlla sesa një impotent, gruaja e të cilit kap shoqërinë e vet të ngushë dhe i ankohet për ty.
Julian Zyla: Gruaja ime njëherë nuk ka shans….
Arian Çani për Zylajn: Vetë u kruajt….

Arjan Curi: Si mund të futesh ti tek shokët…
Julian Zyla: Shiko çfarë bëri, ai bëri titull tani duke thënë një gënjeshtër dhe është njëlloj tani sikur t’i them tani Curi, ti je një homoseksual dhe u bë titulli në lajm tani. Ndërsa unë nuk të thashë këtë gjë, të thashë çfarë është Instagrami…. po të duash ta thuash….
Arjan Curi: Dhe unë të pyeta, çfarë ka bashkëshortja jote që ankohet lart e poshtë që si bën dot gjë në krevat?

Julian Zyla: Bashkëshortja ime nuk i ankohet asnjë dhe mos zë njerëz të tjerë me gojë, kaq po të them!
Arjan Curi: Dhe ti zure shokët e mi të Instagramit… Çfarë ka bashkëshortja jote që ankohet për performancën tënde seksuale dhe jo ajo, por edhe të tjera para kësaj.
Julian Zyla: O Curi kjo që thua ti vëlla nuk ka shans, madje unë maksimumi mund të kem problemin e kundërt në kuptimin që nuk kam fare atë problem që thua ti… Je shumë gabim vëlla…

Arian Çani-Zylajt: U duk që ishte tendencioze nga ana jote… ai të tha sallatën, ti i thua që ti je homo sepse ke vetëm çuna në Instagram…
Arjan Curi: Kurse unë po i them që shokët e tu më kanë thënë, na vjen gruaja e Julian Zylës dhe na kërkon ta ndihmojmë…