Shoferi rre*zikon mërgimtarët e nisur nga Gjermania për në Kosovë, përdor telefonin gjatë ngasjes

Ditë më parë si pasojë e një ak*sidenti që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, humbën jetën 10 kosovarë, të cilët ishin nisur drejt Kosovës nga Gjermania. Arsyet që shkaktuan ak*sidentin, dyshohet të jetë një çast gjumi, të cilin thuhet se e zuri shoferin gjatë ngasjes së autobusit.
Megjithatë, problem tejet i madh në trafik, po del të jetë edhe përdorimi i telefonëve nga shoferët gjatë ngasjes së automjetit.

Një rast të tillë e dëshmojnë edhe këto pamje të cilat lexues të klankosova.tv, kanë dërguar në redaksi. Aty shihet një shofer autobusi që ka destinacion Kosovën, ku në rrugët e Gjermanisë, përdorë gjatë ngasjes telefonin për të komunikuar me dikë.
Klankosova.tv mëson se në këtë autobus gjenden të paktën 50 pasagjerë kosovarë, të cilët nga Gjermania kanë destinacion Kosovën, ndërsa aktualisht gjenden në Austri. /KlanKosova
Për më shumë detaje ndiqni pamjet në vazhdim: