Shoferi që shkaktoi ak*sidentin në Kroaci, ishte arr*estuar në vitin 2017 për tra*fikim dr*oge

Shoferi i autobusit të kompanisë ‘Deva Tours’ që dyshohet se shkaktoi dje aks*identin tr*agjik në Kroaci, D.L. është dërguar sot në Prokurori i shoqëruar nga policia. I njëjti ishte arr*estuar para 4 vitesh në Shqipëri, nën dyshimin për tra*fikim dr*oge. D.L. preferoi të mbrohej në heshtje për in*cidentin e djeshëm, para zëvendësprokurorit të Qarkut, duke mos u përgjigjur në asnjë pyetje në lidhje me ak*sidentin tr*agjik me autobus të mëngjesit të së dielës, që për pasoi la 10 kosovarë të vd*ekur e dhjetëra të lënduar.

Pas kësaj, ai u urdhërua të paraqitet nesër para Gjykatës në Slavonski Brod në ora 9 të mëngjesit, ku do të vendosen masat e ardhshme për mbajtje apo mbrojtje në liri.
Kjo nuk është hera e parë që D.L arre*stohet nga Policia. I njëjti ishte arr*estuar në vitin 2017, nga Policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Shkodrës në bashkëpunim, ku ishin sekuestruar 20 kg kan*abis.

D.L., 52 vjeçar, ishte arr*estuar së bashku me dy persona të tjerë, E.B dhe E.M në autobusin e linjës Kosovë–Gjermani me targë 07 183 CE.
Policia u kishte kërkuar udhëtarëve të zbresin dhe të marrin bagazhet por në fund ishte konstatuar se dy çantat me kan*abis, ishin “pa pronar”.
Kujtojmë që në aks*identin e ditës së djeshme në Kroaci, 10 persona mbetën të vd*ekur ndërkohë 40 të tjerë u lënduan.