Një shofer saudit përp*lasi makinën e tij në një nga portat e jashtme të Xhamisë së Madhe të Mekës sot herët, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve SPA.
Videot në mediat sociale treguan një makinë gri që përshkonte barrikadat e ngritura rreth oborrit të jashtëm të xhamisë përpara se të go*diste njërën nga portat.
Sipas zëdhënësit të provincës së Mekës, Sultan al-Dousari, autoritetet e sigurisë kanë nisur një hetim mbi incidentin.
Ai tha se shoferi u arr*estua për t’u marrë në pyetje, pa dhënë detaje të tjera.
Nuk pati raportime për lëndime.